Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim për incidentin në Gramsh: Të zbardhen faktet, autorët të mbajnë përgjegjësi



Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Uzinën Ushtarake të Çekinit në Gramsh.

Ajo tha se ka ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe u ka uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur.

“Fola me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi & Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Kingji për t’iu uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë ndërsa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të vënë para përgjegjësisë përgjegjësit.”-shkruan ambasadorja Kim.