Vendosni fjalën kyçe....

BLOFI I RADHËS – Blogerët anglezë filmuan çdo cep të Uzinës së Poliçanit në 2020-ën (Video)


Katër turistë çekë janë ndaluar nga policia pasi u kapën sot duke fotografuar në Uzinën Ushtarake e Poliçanit.

Dy turistët çekë u ndaluan mëngjesin e sotëm në një nga tunelet e kësaj uzine e më pas u kapën edhe dy bashkëjetueset e tyre që prisnin jashtë perimetrit të uzinës.

Ndalimi i tyre erdhi një ditë pasi dy ushtarë të Uzinës Ushtarake të Gramshit u sulmuan me spërkatës neuroparalizues nga dy shtetas me pasaportë ruse dhe një tjetër me pasaportë ukrainase.

Megjithatë dy vite më parë dy blogerë anglezë, janë futur në Uzinën e Poliçanit dhe nuk kanë lënë cep të saj pa filmuar e fotografuar.

Ata e kanë filmuar të gjithë videon e realizuar në këtë uzinë dhe e kanë hedhur në Youtube ku mund të gjendet e të shihet lehtësisht nga kushdo. Videoja në fjalë ka mbi 1.6 milionë shikime dhe më shumë sde 1400 komente.