Një bord shkolle në Wisconsin, SHBA, votoi në favor të një politike që ndalon flamujt LGBTQ dhe ata Black Lives Matter nga klasat për shkak të asaj që drejtuesit e shkollave thonë se janë mesazhe politike.
“Mësuesit dhe administrata nuk do kenë flamuj politikë ose mesazhe fetare në klasën e tyre .” – tha zyrtri Stephen Plum përpara votimit, sipas Fox 6.
Bordi i shkollës ‘Kettle Moraine’ votoi të martën e kaluar në favor të mbajtjes në fuqi të një kodi sjelljeje që mbikëqyrësi i shkollës e kishte interpretuar si ndalim të mësuesve që të shfaqnin mesazhe politike dhe fetare në klasa.
Mesazhet politike përfshijnë ato të tilla si flamujt e LGBTQ e ata BLM. Vetëm një anëtar i bordit të shkollës votoi kundër ndalimit, duke thënë se ai e mori vendimin pasi foli me studentët dhe stafin e shqetësuar.
Politika përfshin gjithashtu ndalimin e mësuesve që të përfshijnë përemrat e tyre të preferuar në nënshkrimet e ndryshme.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani