Vendosni fjalën kyçe....

Del nuse nga çadra ku jetonte prej tre vitesh pasi tërmeti u prishi shtëpinë, denoncimi: S’u ndihmuan për shkak bindjesh politike (Video)


Edhe pse videot e kryeministrit Rama e ish-ministrit për ndërtimin Ahmetaj me gërshërë në duar duke përuruar banesa të reja për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019, rreth tre vite pas tërmeteve të 21 shtatorit e 26 nëntorit ka ende familja që jetojnë në çadra në zonën e Fushë Krujës.

Njëra prej tyre ka pasur sot një gëzim në familje pasi ka martuar vajzën e cila ka dalë nuse nga çadra ku jeton prej tre vitesh bashkë familjen.

Bëhet fjalë për familjen me pesë anëtarë të Martin Jakut nga fshati Mallkuq, Bubq.

Videoja është publikuar nga kreu i PD-së Berisha, sipas të cilit, familja në fjalë nuk është ndihmuar as nga pushteti vendor e as nga qeveria për shkak të bindjeje politike.