Tre shtetasit e huaj që u ndaluan pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Uzinën Ushtarake të Gramshit thonë se janë blogerë.
“Shkuam pranë uzinës për të bërë fotografi, pasi jemi blogerë. Fotografojmë uzina objekte të vjetra.”– është shprehur 33-vjeçarja ruse e quajtur Svetlana.
Dhe rrëfimi i saj përputhet pasi prej disa ditësh ka bërë postime në faqen e saj “Lana Sator”. Emri “Lana” është shkurt për Svetlana. Dy të dyshuarit e tjerë gjithashtu kishin faqet e tyre ku postonin.
Blogerët rusë kishin postuar prej disa ditësh foto nga Shqipëria dhe objektet ushtarake.
Por kjo nuk është hera e parë që blogerët rusë vizitojnë Shqipërinë. Edhe një vit më parë ata vizituan vendin tonë dhe objektet ushtarake të cilat i fotografuan dhe i ndanë dhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Fotot e vitit 2021: