Kryeministri Rama ka pohuar para pak minutash se institucionet shqiptare kanë funksionuar lidhur me incidentet e fundit në uzinat e Gramshit e Poliçanit.
Teksa ka shigjetuar Berishën e Metën po edhe persona të tjera ai ka ironizuar me shprehjen ‘me u gjet Kola në punë’ deklaratat dhe reagimet e tyre.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”