Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në Uzinën Ushtarake në Gramsh, momenti kur rusët tentojnë të largohen me “Chevrolet” (VIDEO)


Ky është momenti pak pas përballjes së rojeve ushtarake të uzinës së armëve në Çekin të Gramshit, me tre të huajt rusë dhe ukrainas.

Në videon e publikuar nga “News 24” nuk duket se rusët po largoheshin me shpejtësi të lartë.

Autoritetet dyshojnë se tre të huajt, dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin, si dhe ukrainasi me inicialet F.A janë pjesë e një celule spiunazhi. Pajisjet e tre të huajve të prezantuar si blogerë që mendohet se janë spiunazhi janë dërguar në laborator shkencor për ekzaminim.

Të rinjtë rusë dhe ukrainas prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet tip ‘chevroletë’.  Ukrainasi ka qenë edhe më parë në vendin tonë dhe në rrjetet sociale ka ndarë momente nga udhëtimi i tij.