Quhet ‘legjendë’ (rus. легенда) një informacion i besueshëm, i përgatitur enkas nga inteligjenca ose kundërzbulimi i jashtëm, që synon të mashtrojë armikun. Legjenda përdorët gjerësisht në aktivitetet e inteligjencës dhe të kundërzbulimit, veçanërisht për maskimin e oficerëve dhe agjentëve të inteligjencës dhe veprimet e tyre gjatë misioneve si dhe për enkriptimin e strukturës që duhet mbrojtur.
Agjentët dhe zbuluesit e dërguar me detyrë në vendin e vëzhgimit zakonisht pajisjen me një ‘legjendë mbulimi’, e quajtur ‘legjendë mbrojtëse’, në trajtë të një biografie të rreme. Ajo përdoret prej tyre për të shpjeguar rrethanat dhe qëllimet e ardhjes së tyre në vend, arsyet e qëndrimit në një zonë të caktuar, motivet e veprimeve të caktuara etj., për të fshehur në këtë mënyrë përkatësinë e inteligjencës dhe për justifikuar veprimtaritë e tyre inteligjente.
Ka raste kur një agjent ose zbulues pajiset me jo një, por me disa legjenda pse versione të ndryshme të së njëjtës legjendë. Oficerët e kundërzbulimit përdorin legjendën edhe kur u duhet të hyjnë në kontakte me të huajt, të përfshijnë agjentë në përpunim ose t’i nxjerrin ata jashtë përpunimit, kur kodojnë objekte veçanërisht të rëndësishme ose kur kryejnë lojëra operative me armikun, etj.
Legjenda mund të jetë parësore ose dytësore. Një punëtor operativ (agjent) mbështetet në legjendën kryesore gjatë kryerjes së detyrave dhe përdor një rezervë, të quajtur ndonjëherë ‘legjendë në legjendë’, për rastin kur zbulohet legjenda kryesore, si dhe rrethana të tjera emergjente.
Konsolidimi i legjendës, domethënë konfirmimi i besueshmërisë së saj, arrihet duke përfshirë informacione të vërteta në të, sa më të ‘besueshme’, duke e pajisur agjentin ose oficerin e inteligjencës me dokumente dhe pajisje përshtat legjendës, si dhe përmes masave dezinformuese të kryera posaçërisht për të tërhequr vëmendjen e armikut, në të dhëna që do të vërtetonin legjendën.
Cenueshmëria e një legjende, domethënë mundësia ojektive e zbulimit të saj gjatë procesit të verifikimit, varet nga prania e informacionit fiktiv në të që bie ndesh me sitiatën reale të ngjarjes së ndodhur, si dhe nga një numër ballafaqimesh të tjera anësore që e bëjnë legjendën të dyshueshme, por edhe nga gabimet e bëra në hartim, konsolidimin dhe përdorimin e saj. Për të reduktuar cenueshmërinë e legjendës, ajo ngopet sa herë që është e mundur me fakte që janë të vështira ose të pamundura për t’u verifikuar. /Hashtag.al