Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i tre shtetasve rusë e ukrainas pas incidentit në Uzinën e Gramshit, media ruse jehonë ngjarjes


Media ruse ‘The Moscow Times’ i ka bërë jehonë arrestimit të dy shtetasve rusë e një shtetasi ukrainas pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spërkatës neuroparalizues.

Pasi përshkruan dinamikën e incidentit, media në fjalë citon edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili për tre personat e arrestuar thotë se ‘janë të dyshuar për spiunazh’.

Një ditë pas incidentit në Uzinën e Gramshit, dy shtetas çekë u kapën duke bërë foto në një nga tunelet e Uzinës së Poliçanit. Më pas policia ndaloi edhe dy bashkëjetueset e tyre që u kapën jashtë perimetrit të uzinës.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që brenda uzinave në fjalë futen turistë apo blogerë për foto e video.

Dy vite me parë dy blogerë anglezë u futën brenda uzinës së Poliçanit dhe në një video 18 minutëshe shkojnë në çdo cep e skutë të saj për foto e video. Videoja në fjalë është hedhur në Youtube ku ëshë e hapur për t’u parë lirisht nga të gjithë.