Vendosni fjalën kyçe....

Pas Gramshit edhe në Poliçan, ndalohen disa të huaj që po fotografonin uzinën


Një ditë pas incidentit në uzinën ushtarake të Gramshit, ka ndodhur një situatë e ngjashme në uzinën e Poliçanit.

Sipas televizionit “News 24”, ka një prezencë të madhe të policisë ushtarake pranë Uzinës së Poliçanit, ku janë ndaluar disa shtetas të huaj të cilët po fotografonin uzinën.
Turistët e ndaluar janë dy gra dhe dy burra të cilat dyshohen se kanë thyer kyçin e një tuneli ku bëheshin armatime, me qëllim për t’u futur e për të fotografuar.

Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy fugona të FNSH-së. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.