Vendosni fjalën kyçe....

Richard Grenell për incidentin në Gramsh: Mos e kruani me ushtarakët shqiptarë, t’u jepet medalje


Si për çdo gjë kur përfshihen fjalët “rusë” dhe “spiunazh” nuk mund të mungojnë reagimet nga SHBA-ja.

Ish-i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmjes së kaluar në Uzinën Ushtarake në Gramsh ku u ndaluan dy blogerë rusë dhe një ukrainas të cilët dyshohen se janë agjentë të FSB-së.

“Mos e kruani me ushtrinë shqiptare”– shkruan Grenell ndërsa shpërndan në rrjetet sociale një postim të ish-ministrit kosovar Petrit Selimi mbi ngjarjen.

Më pas në një postim të dytë, Grenell thotë për dy ushtarakët e lënduar: “Shpresoj të marrin medalje. Ata janë heronj”.

Dy rusët dhe shtetasi ukrainas kanë thënë para hetuesve shqiptarë se ata janë blogerë. Dhe rrëfimi i tyre përputhet me postimet që bënin në rrjetet sociale, ku nuk ishte hera e parë që ata fotografonin objekte ushtarake. Madje ata kishin qenë në Shqipëri edhe vitin e kaluar.