Vendosni fjalën kyçe....

Singapori i jep fund ndalimit me ligj të seksit homoseksual


Singapori do të shfuqizojë një ligj që ndalon seksin homoseksual, duke e bërë efektivisht të ligjshëm të qenit gay.

Vendimi i shpallur nga kryeministri Lee Hsien Loong në televizion kombëtar, vjen pas vitesh debati të ashpër.

Qytet-shteti është i njohur për vlerat e tij konservatore, por një numër në rritje njerëzish kanë kërkuar që ligji 377A i epokës koloniale të shfuqizohet.

Singapori është vendi më i fundit në Azi për të drejtat e LGBT-së, pas Indisë, Tajvanit dhe Tajlandës.

Qëndrimi i mëparshëm i qeverisë ishte ruajtja e 377A-ës, por gjithashtu premtoi se nuk do ta zbatonte ligjin, si një mënyrë për të qetësuar të dyja palët. Por të dielën mbrëma, Loong tha se ata do ta shfuqizojnë ligjin pasi “Unë besoj se kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe diçka që shumica e Singaporit do ta pranojnë”.

Siç shkruan BBC, ai vuri në dukje se “njerëzit homoseksualë tani pranohen më mirë” dhe heqja e ligjit 377A do t’i sillte ligjet e vendit në përputhje me “zakonet aktuale sociale dhe shpresoj se do të sjellë një lehtësim për homoseksualët e Singaporit”.

Megjithatë Loong tha gjithashtu se qeveria do të siguronte një mbrojtje më të mirë ligjore për përcaktimin e martesës si martesë midis një burri dhe një gruaje. Kjo do ta bënte më të vështirë legalizimin e martesës së homoseksualëve. Kryeministri theksoi se Singapori mbetet një shoqëri tradicionale me shumë të prirur për të ruajtur normat familjare dhe sociale.