Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari ukrainas: Nuk kemi lidhje me shpërthimin që vrau vajzën e Duginit, s’jemi shtet terrorist si Rusia


Ukraina nuk ka lidhje fare me shpërthimin që vrau Darya Dugin, vajzën e ideologut të ‘botës ruse‘ Alexander Dugin.

Kështu ka deklaruar këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

“Ukraina definitivisht nuk ka asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, siç është Federata Ruse, dhe aq më tepër, ne nuk jemi një shtet terrorist.”- theksoi Podolyak supas Ukrinform.

Sipas tij, rusët po rrisin tensionin pasi duan të fillojnë një mobilizim jo të fshehtë, por të vërtetë.

Sipas Podoyak, një version tjetër është se tani ka grupe të ndryshme politike në Rusi, të cilat po luftojnë kundër njëri-tjetrit për të rindarë hapësirën e brendshme ideologjike brenda vendit.

Darya Dugina u vra në një shpërthim me bombë pranë Moskës. Ashtu si babai i saj, Darya punoi për propagandën ruse. Ajo kishte një kanal në “Telegram” që e përdorte për të treguar mbështetjen e saj për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.