Vendosni fjalën kyçe....

Balla për incidentin në uzinën e Gramshit: Gjelat e opozitës të presin hetimin


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar rastet e dy ditëve më parë, ku disa turistë rusë, ukrainas dhe çekë u arrestuan në Gramsh e Poliçan me dyshime për aktivitet spiunazhi në vendin tonë.

Ai ironizoi edhe deklaratat nga opozita, duke thënë se nuk mund të bëhen komente për këtë çështje nga “gjelat e detit” por duhet pritur verdikti i institucioneve.

“Do këshilloja këdo dhe të gjithë gjelat e politikës së opozitës të presim hetimin, të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë që në bashkëpunim me Prokurorinë do zbardhin këtë ngjarje.

Opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit. Ata që bëjnë gjoja sikuir janë shqetësuar se duke qenë se ende janë me pushime e nuk kanë cfarë të bëjnë e bëjnë statuse ne Facebook, autoritetet meritojnë falënderim për asgjësimin në kohë të një përpjekje që mund që siç dyshohet të jetë një aktivitet i mirëfilltë spiunazhi.”– tha Balla.