Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se ai nuk e mbështet propozimin për të ndaluar rusët të hyjnë në vendet e BE-së.
Josep Borrell e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp në Spanjë.
“Të ndalosh hyrjen për të gjithë rusët nuk është një ide e mirë. Duhet të jemi më selektivë.”– tha ai sipas Bloomberg.
Borrell tha se BE-ja nuk duhet të hapë dyert për oligarkët, por se “ka shumë rusë që duan të ikin nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në këtë situatë”.
BE do të diskutojë ndalimin e vizave të udhëtimit për turistët rusë në një mbledhje të ministrave të jashtëm të bllokut në Pragë në gusht.
Mbështetësit kryesorë të ndalimit të hyrjes për turistët rusë janë vendet baltike, Polonia, Finlanda dhe Republika Çeke. Gjermania, Greqia dhe Qiproja kundërshtojnë ndalimin e vizave turistike ruse.