Vendosni fjalën kyçe....

Franca në hall, thatësira kërcënon prodhimin e verës


Vëllimet e prodhimit të verës pritet të bien për prodhuesit francezë këtë vit për shkak të thatësirës dhe valëve të të nxehtit, tha për mediat Amelie Petit, menaxherja e zhvillimit për Shoqatën e Prodhuesve të Verës në vend Vignerons Engages.

Sipas Petit, situata nuk është katastrofike dhe prodhimi i vitit të tanishëm do jetë i mjaftueshëm për t’u siguruar adhuruesve të verës të vendit mjaftueshëm.

“Prodhimi i verës është ndikuar nga një gamë e gjerë faktorësh që nga fillimi i vitit 2022, për shembull, ngricat dhe breshri që çuan në një ulje të vëllimeve të prodhimit në vreshta të ndryshme në Francë.” – tha zyrtarja, duke shtuar se thatësira dhe nxehtësia ekstreme e verës do ndikonte edhe në volumin e verës së prodhuar në vend.

Ajo shtoi se industria pritet të prodhojë 44 milionë hektolitra verë, që është më shumë se në vitin 2021, kur të korrat në shumë rajone u goditën nga ngricat e pranverës, por më pak se 50 milionë hektolitra të regjistruar në vitin 2020.

Këtë verë, Franca është goditur nga valët shkatërruese të të nxehtit që kanë parë që temperaturat në disa pjesë të vendit të rriten deri në 40 gradë Celsius, duke shkaktuar zjarre, evakuime dhe vdekje të lidhura me nxehtësinë. Në korrik, autoritetet e vendit u detyruan të vendosnin kufizime në përdorimin e ujit.

Ngricat e vona që goditën vreshtat franceze gjatë pranverës 2021 prekën disa qindra mijëra hektarë pemë dhe kultura fushore, duke shkaktuar një rënie prej 19% të prodhimit të verës, duke arritur në 37.6 milionë hektolitra.