Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për incidentin në Gramsh, Peleshi: Mund të kenë pasur synim devijimin e vëmendjes nga një skenar tjetër


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se incidenti i ndodhur në Gramsh të shtunën, po trajtohet me seriozitet nga të gjitha strukturat. Si Antiterrori, SHISH, policia dhe Prokuroria.

Sipas tij ngjarja në Gramsh mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër.

“Në Gramsh se aty kemi një grup të huajsh që as nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë zonë ushtarake me leje sipas procedurës por kanë tentuar të hyjnë njëri kapërceu rethimin e kur është ndaluar nga dy ushtarakët ka reaguar në mënyrë të dhunshme.

Ngjarje që nga ne po trajtohet me seriozitet, se kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri e nuk kanë qenë vetëm në Gramsh por dhe në zona të tjera, e si ngjarje mund të jetë dhe një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar por nga ana tjetër mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër.

Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike por cdo ngjarje meriton të shohiom jo si duket por dhe në mënyrë të tërthortë. Përpunojnë cdo informacion dhe në kontekstin e prishjes së ekuilibrave kryesisht pas agresionit rus në rajon, jemi në një rajon delikat, Ballkani është kompleks, jo të gjtha shtetet kanë të njëjtën agjendë, Shqipëria është kampion për orientimin e vet perëndimor por jemi të brishtë si rajon ndaj na bën dy herë më të vëmendshëm.”– tha Peleshi.

Ministri i Brendshëm Çuçi gjithashtu foli për hetimet, duke theksuar se nuk do përjashtojnë asnjë skenar, nga “turizmi aventuresk” tek spiunazhi.

“Në lidhje me hetimin dua t’ju them si ministër i Brendshëm që për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe një akuzë e procedim nga Prokuroria e Elbasani. Është një rast që as e kemi mbivlerësua as nënvlerësuar.

Pavarësisht se ky objekt është i deklasifikuar, për nga rrethanat si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit ndaj personave në detyrë, janë marrë nën hetim e procedim. Hetimi do të bëhet i plotë. Falenderoj partnerët që bashkëpunojmë gjithmonë që na kanë ndihmuar të sqarojmë në detaje këtë histori

T’ia lëmë hetimit të zbërthejë skemën dhe në ditët në vijim për elemente të rinj do të komunikojmë me publikun për panoramën e situatës dhe qëllimin e këtyre personave. Pa diskutim që ka shumë turistë në botë që e kanë si qëllim këtë aventurë, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, përfshirë uzinat pjesë e një industrie të Luftës së Ftohtë. Ndaj do të hetojmë deri në fund për të sqaruar pozicionin e të gjithëve.

Deri tani nuk ka vend për spekulime për këtë ngjarje dhe të tjera të ngjashme. Kemi qenë të qartë për të bërë ndarjen e tentativës për të dhënë informacione për shërbimet e huaja me turizmin aventuresk. E kemi në kontroll çdo gjë. Pavarësisht se objekti është i deklasifkuar sërish po hetojmë për qëllimin e shtetasve të huaj.”– tha ministri.