Vendosni fjalën kyçe....

“Kam sakrifikuar dhe jetuar larg familjes për këtë ëndërr” – Luiza Gega tregon se sytë tashmë i ka tek Botërori i Atletikës


Pas mbërritjes në Shqipëri, në një prononcim për gazetarët kampionia e Europës ka treguar emocionet që ka përjetuar, safrificat që ka bërë dhe synimet e tjera pas fitores së shënuar në Mynih.

Gega ka treguar se është dshur të jetojë larg familjarëve të saj, pjesën më të madhe të kohës nëpër male, për të realizuar ëndrrën e të qenurit kampione e Evropës.

Po ashtu u shpreh se synimi i radhës është që të bëhet e katërta në botë.

“Kur kalova pengesën e fundit përjetova një emocion të jashtëzakonshëm. U ktheva pas në kohë se çfarë më është dashur të lë.

Më është dashur të lë një jetë normale, më është dashur të jetoj larg familjes, pjesën më të madhe nëpër male për të realizuar një ëndërr që pse jo, të përfaqësoja veten time dhe flamurin kombëtar. Patjetër që familjes time, trajnerit tim dhe atyre që qoftë më urojnë, atyre që më kanë mbështetur financiarisht. Le të themi që janë bërë të gjithë bashkë që unë kam ardhur deri këtu. Nuk mund të lë asnjë.

Vitet e fundit ka ndryshuar mbështetja, qoftë nga bashkia dhe nga klubi i Tiranës. Apo edhe Komiteti Olimpik Dy vitet e fundit ka ndryshuar ligji i shpërblimit për sportin.

Janë të gjitha këto që mblidhen që të vijë kjo medalje e madhe.

Edhe pa marrë këtë medalje që unë mora dje,  nuk është se ka qenë vit më i suksesshëm. Së shpejti pres të jem e katërta në botë, nga vendi i pestë.

Familja ime është e para.

Mezi pres ti takoj. Mamin kam shumë muaj që nuk e takoj sepse ka qenë jashtë vendit. Erdhi dhe përsëri nuk munda ta takoj. Nuk mund të lija stërvitjen nëpër male sepse e dija që qoftë edhe një hap pas do të më penalizonte për këtë ëndërr që unë kam shumë këtë që punoj. Ajo e kupton sakrificën time. Si çdo prind i dhimbsen sepse mendon se lodhem shumë. Nuk do të doja të kisha zgjedhur asgjë tjetër përveç kësaj që bëj. Jam shumë e lujmtur, pavarësisht sakrificat që më është dashur të kaloj. Me shumë vështirësi financiare. Shumë herë kam dashur të heq dorë. Edhe unë mbi të gjitha jam njeri, pastaj jam sportiste. Por prap km këmbëngulur. Jam shumë e lumtur që sot mu shpërblye çdo sakrivfivcë.”- tha Gega.


WordPress database error: [User 'testhaashtag' has exceeded the 'max_questions' resource (current value: 62823)]
SELECT wp_posts.* FROM wp_posts WHERE 1=1 AND wp_posts.post_type = 'wpautoterms_page' AND ((wp_posts.post_status = 'publish')) ORDER BY wp_posts.post_date DESC

WordPress database error: [User 'testhaashtag' has exceeded the 'max_questions' resource (current value: 62823)]
SELECT option_value FROM wp_options WHERE option_name = 'wpautoterms_links_order' LIMIT 1