Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë sot për mediat u shpreh se nuk do të ndalet me denoncimin e aferës së inceneratorëve, por sot do të ndalet në korrupsionin që bëhet me ndërtimet e rrugëve.
“Doja të ndaj një shqetësim me ju para se të nisem për në Jalë për t’u takuar me anëtarë të Partisë së Lirisë.
Shqetësimi kryesor është korrupsioni galopant i përmasave të frikshme. Jeni njohur me fakte dhe dokumente për inceneratorët, do të njiheni me fakte të reja tronditëse edhe në ditët në vijim dhe javët në vijim.
Sot duhej të tërhiqja vëmendjen tuaj për korrupsionin e jashtëzakonshëm që bëhet me investimet publike. Me rrugët do ndalesha sot, ku kostoja e rrugëve është shumëfishuar, është trefishuar katërfishuar.
Si rasti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, ka shkuar të 230 milionë të paktën deri tani por do të ketë edhe më shumë. Rruga Kardhiq Delvinë po ashtu.
E shumë rrugë të tjera apo sikurse jeni njohur me faktin se duke ikur angazhimeve të marranë tryezat ndërkombëtare për korridoret ku Shqipëria duhet të marrë pjesë, për arsye se nuk duan të prokurohen me çm ime më të lira sipas standardeve europianë, bëjnë marrëzi të tilla sa e kanë çuar kilometrin edhe 10 milion e 20 milionë euro. Kur në Francë 1 kilometër kushton 4 milionë Euro.
Dihet se a është paga e punëtorit në Francë dhe se sa është këtu në Shqipëri përveç kostove të tjera, e gjithë kjo është kostoja e korrupsionit.
Rruga e re në Shqipëri është 6 herë më shumë në Serbi. I bëj thirrje administratës publike, jo vetëm te rrugët dhe ujësjellësat. Mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Bëni çdo gjë për të qenë korrekt me ligjin. Ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara.
Është shumë e rëndësishme që ju të flini të qetë dhe ky korrupsion i këtyre përmasave nuk do tolerohet kurrsesi. Është e rëndësishme që gjithë punonjësit e administratës të jenë shumë të kujdesshëm.”– tha Meta.