Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se më 1 shtator do të ngrejë padi penale kundër Autoritetetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
“Meta me 25 korrik ka nisur një mision që do të vijojë për 25 vjet dhe që rezultatet do t’i ketë të shpejta. Por dëmet e bëra në qeverinë e këtij hajdutokrati janë të mëdha dhe do duhet kohë dhe vendime të forta për të rekuperuar dëme të mëdha që i janë bërë shtetit dhe popullit tonë.
Lidhur me ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-sigurimi dhe partisë së Kristaqit dhe Kolekës ju them se në 1 shtator do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit organik të dosjeve për falsifikime të provuara dhe të qëllimshme të dosjes së qytetarit. Unë përmend vetëm inicialet edhe pse nga brenda vetë Autoritetit të Dosjeve ata emrqa kanë dalë.
Jo vetëm kaq por dhe për manipulim dhe nxjerrjes se sekreteve eshtetërore në publik se ishin materiale të klasifikuar, juristët e mi po punojnë për këtë qëllim.”- deklaroi ish-presidenti Meta.