Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri, më i ulët se në rajon


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se inflacioni në vendin tonë është më i ulëti në rajon.

Gjatë fjalës së saj në një konferencë për mediat, Ibrahimaj tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar te çmimet në të gjithë botën, por shtoo se ekonomia në vendin tonë ka pasur performancë pozitive.

“Inflacioni në Shqipëri është më i ulët se në Maqedoninë e Veriut. Elementi që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të shpenzimeve, të shportës së shqiptarëve, janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit.

Ushqimet e çmimeve u rritën me 13.2 %. Që nga fillimi i viteve kemi pasur një stabilizim të çmimeve. Kemi pasur rritje apo ulje të lehtë. Kërkesa e shtuar për mallra dhe shërbime gjatë 7 mujorit të parë të vitit kanë ndikuar në rritjen e inflacionit.”– tha Ibrahimaj.

 E pyetur në lidhje me rënien e çmimit të naftës në bursa por mosreflektimit të kësaj në vendimet e Bordit të Transparencëss, ministrja i doli në mbrojtje Bordit.

Ajo tha se në asnjë rast Bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me uljen apo rritjen e çmimeve.

“Bordet e çmimeve, ju ftoj që të analizoni çmimet e bursës që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto që ka lëvizje të ndryshme nga ajo e rafinuara. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Ka ndodhur e kundërta, mund t’ju siguroj. Bordi mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimit në burse. Ju ftoj që të analizoni dhe mos e dezinformoni opinionin publik.”– tha ministrja.