165 krerë dele kanë ngordhur në Gramsh pasi një rrufe goditi tufën teksa ndodhej në kullotë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kukur, pasi një stuhi e beftë përfshiu zonën.
Fatmirësisht pronari i tufës, Skënder Shuli ka shpëtuar pa dëmtime.
Megjithatë ngordhja e tufës me 165 krerë dele i ka shkaktuar një dëm tejet të madh ekonomik familjes së tij të përbërë prej gjashtë anëtarësh.