Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka bërë publike një video të shtetases ukrainase Natalya Vovk, e identifikuar si e dyshuara kryesore në sulmin me makinë bombë të së shtunës që vrau vajzën e Aleksandër Dugin, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit rus Putin, gazetaren Darya Dugina në Moskë.
Pamjet e publikuara të hënën tregojnë Vovk dhe vajzën e saj adoleshente duke hyrë në Rusi, brenda ndërtesës ku jetonte Dugina dhe duke u larguar me nxitim nga vendi.
Vovk, 43 vjeç, dyshohet nga FSB si e dyshuara kryesore për vrasjen e Duginas. Shtetasja ukrainase mbërriti në Rusi më 23 korrik, duke përdorur targat e Republikës Popullore të Donetskut për të shmangur kontrollin. Ndërsa ishte në Moskë, ajo ndërroi targat në Mini Cooper-in e saj me ato të Kazakistanit, një ish-republikë miqësore sovjetike. Të dielën, pas sulmit me bombë, Vovk udhëtoi për në Estoni me targa ukrainase, tha FSB.
Fotot e targave të ndryshme u përfshinë si pjesë e prezantimit të videos.
Autoritetet thanë gjithashtu se Vovk mund të ketë përdorur vajzën e saj adoleshente si mbulesë për të lëvizur më lehtë nëpër Rusi. Ajo mori me qira një apartament në të njëjtin pallat ku banonte Dugina dhe u kap në kamerën e portës.
Një foto ID e Vovk me uniformën e Gardës Kombëtare të Ukrainës u publikua në prill në internetin rus, si pjesë e një doksi të anëtarëve të regjimentit neo-nazist Azov. Aty renditet mbiemri i saj si Shaban – mbiemri që vajza e saj përdori kur hyri në Rusi, sipas FSB. Ukraina më parë pretendoi se nuk ishte e përfshirë në atentat.
Dugina, 29 vjeç, u vra të shtunën në mbrëmje pasi mori pjesë në një festival familjar konservator pranë Moskës me babain e saj, filozofin Aleksandr Dugin. Vovk dyshohet se vendosi një pajisje shpërthyese të improvizuar nën Toyota SUV që i përkiste Dugin, i cili mund të ketë qenë objektivi i saj i synuar.