Turqia ka rritur importet e naftës nga Rusia në mbi 200,000 fuçi në ditë (bpd) mesatarisht deri më tani këtë vit, nga 98,000 fuçi në ditë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportoi Reuters të hënën, duke cituar të dhënat e Refinitiv Eikon.
Raporti theksoi se rafineritë turke Tupras dhe STAR rritën ndjeshëm marrjen e naftës ruse, si të kategorisë Urals dhe Siberian Light, ndërsa ulën blerjet e llojeve të Detit të Veriut, Irakut dhe Afrikës Perëndimore.
Të dhënat e Refinitiv treguan se rafineria STAR bleu mesatarisht rreth 90,000 bpd naftë nga Rusia nga janari deri në gusht 2022, krahasuar me 48,000 bpd në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, Tupras bleu mesatarisht rreth 111,000 bpd naftë ruse gjatë periudhës, nga shifra tetë mujore e vitit të kaluar prej vetëm 45,000 bpd.
Këtë muaj, Moska dhe Ankaraja ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin ekonomik në tregti, transport, bujqësi, financa, turizëm dhe ndërtim. Vendet planifikojnë të rrisin tregtinë dypalëshe në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2030 dhe të bashkëpunojnë në projektet energjetike.
Ata gjithashtu kanë rënë dakord që Turqia të paguajë për disa nga importet e saj të gazit nga Rusia në rubla.