Vendosni fjalën kyçe....

U filmua në festë me kryeministren e Finlandës, muzikanti këmbëngul se janë vetëm miq


Muzikanti finlandez i cili shfaqet në videon virale duke kërcyer afër me kryeministren e martuar të Finlandës, Sanna Marin, ka folur publikisht dhe ka mohuar akuzat për një lidhje mes tyre.

Olavi Uusivirta shkroi të premten në “Instagram” se të dy janë thjesht miq dhe “asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur”. 28-vjeçari tha se nuk do të komentonte më mbi këtë çështje.

“Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin. Me dorë në zemër mund ta them ashtu siç është: ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur.”– shkroi Uusivirta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olavi Uusivirta (@olaviuusivirta)

Ky reagim i muzikantit finlandez vjen pas spekulimeve që lindën kur videoja e tij me kryeministren duke kërcyer u bë virale.

Në një moment në video, Uusivirta u shfaq shumë i afërt me Marin. Me disa medie që thonin se po e puthte në qafë, ndërsa të tjera se thjesht ai kishte qenë duke i pëshpëritur diçka kryeministres Marin në vesh.