Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Dibra: Vendi në rrezik, shteti i Edi Ramës makineri për grabitjen e shqiptarëve, vasal i Vuçiçit


Kreu i PD-së Berisha e ka akuzuar kryeministrin Rama si vasal të presidentit serb Vuçiç.

Ai e bëri pohimin gjatë një takimi me qytetarët e Dibrës ku tha se sot Shqipëria është vasale si kurrë më parë e Beogradit ndërsa nuk la pa denoncuar edhe qndrimet e kreut të shtetit serb ndaj Kosovës.

“Vucic na paraqet ne si terroristë. Shqiptarët po terrorizojnë serbët. Serbët po torturohen thotë ai. Ose NATO-ja t’i ndalë ose do t’i ndalim vetë. Unë ju them se nuk ka minoritet më të mbrojtur sesa minoritet serb në Kosovë. Të gjitha organizmat ndërkombëtare e mbikëqyrin. Unë që po ju flas, si kryeministër jam marrë me përkushtimin e tyre me fondet e qeverisë shqiptarë, kemi investuar për ta. Kush po e kërcënon minoritetin serb, Vuçiç dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Vuçiç është vëllau i Edi Ramës. Edi Rama u bë avokati i tij në samitin e NATO-s. Jo i tha shteteve të NATOs mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet e Rusisë. Shqipëria është më vasale se kurrë e Beogradit dhe të vjen turp sesi qeveria jote bëhet një shtojcë e qeverisë së Beogradit. I një Beogradi që ka armiqësi.”

Më tej Berisha tha se vendi ndodhet në krizë të thellë në të gjitha drejtimet e përgjgjës për këtë tha ai është kryeministri Rama e qeveria e tij.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se shteti është shndërruar në makineri të vjedhjes e grabitjes së pasurive të shqiptarëve.

“Çfarë po ndikon? A jemi ne në rrezik? Nëse 8 vite më parë arritëm të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet, 30 vite më parë unë isha presidenti i një vendi me një rrogë 16 dollarë, të tjetër i kishin rrogat 6-8 dollarë, dhe arritëm të tejkalojmë dhe dy vende anëtare të BE, sot jemi në fund përsëri. Rrogat 30% më të ulta se në Kosovë sot. Pse jemi në rrezik? Nuk jetojmë në një vend pa rezerva, por me rezerva të mëdha, por pasuritë e këtij vendi janë shndërruar në mallkim, në vend të pasurohen qytetarët, pasurohet qeveritarët. Merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë, 30 mln euro km. Vetëm vjedhin. Shteti është shndërruar në një makineri të vjedhjes së qytetarëve. A ndodh që një kryeministër të firmosë 420 mln euro për djegësa dhe mos ketë asnjë sot në punë?” – shtoi Berisha.