Vendosni fjalën kyçe....

Mjekja ‘dembele’ vihet nën hetim, ekzaminoi dhjetëra pacientë në të njëjtën kohë (Video)


Një spital në qytetin e Yakutsk në Lindjen e Largët të Rusisë u përball me kritika pasi një video që supozohet se tregonte një nga mjekët e tij duke i shërbyer një numri të madh pacientësh në të njëjtën kohë u bë virale në mediat sociale.

Në video shfaqen dhjetë persona që grumbullohen brenda asaj që pretendohet se është dhoma e konsultimit të një neurologeje.

Ajo shihet duke u kërkuar pacientëve të bëjnë testin e thjeshtë gisht-hundë, që mund të ndihmojë në diagnostikimin e problemeve me proprioceptimin. Mjekja më pas i kërkon një personi të mbyllë derën dhe të presë jashtë.

Pamjet u publikuan të mërkurën në mediat sociale lokale në Yakutsk dhe u bënë virale në mbarë vendin. Disa media e quajtën neurologen ‘mjeken më dembele në histori’.

Spitali reagoi pas shfaqjes së videos duke raportuar se kishte nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe do të merrte masa në varësi të rezultatit.