Një grabitje e ndodhur në Tiranë, rreth një muaj më pas ka marrë përmasa tragjike pasi një vajzë 17-vjeçe dyshohet se ka vrarë veten.
Para një muaji në lagjen Ali Demi në Tiranë, një i ri u akuzua se kishte vjedhur dy kasaforta me para në një banesë.
Banesa që 27-vjeçari Kristian Fusha vodhi, pikërisht banesa ku jetonte motra e të dashurës/fejuarës së tij.
Kjo e fundit nuk e ka përballuar dot psikologjikisht ndodhinë dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke pirë fostoksinë pasi ka mësuar çfarë ka ndodhur.
Ndonëse ngjarja kishte ndodhur që në korrik, 27-vjeçari Kristjan Fusha u zbulua dhe u vu në pranga vetëm një ditë më parë, ndërsa u shpall në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij, me të cilin dyshohet se kishte kryer edhe disa vjedhje të tjera. I riu ka thënë se e ka kryer vjedhjen pasi i duheshin para për të operuar këmbën.