Drejtori i burgut të Fierit Arjan Hasani ka dhënë dorëheqjen. Deri më tani nuk dihen detaje nga arsyeja e largimit të Hasanit nga kjo detyrë.
Sipas Balkanweb në vend të tij është emëruar Ervin Bushi. Ky i fundit ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNI-t dhe ASHK, Fier.
Kujtojmë se deri para një muaji në burgun e drejtuar nga Hasani vuante dënimin ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Por ai u transferua më 15 korrik me kërkesë të familjarëve të tij drejt burgut të Lushnjës.
Në media u përfol se kjo kishte ndodhur pas një debati mes Tahirit dhe drejtorit të burgut Arjan Hasani. Por këto zëra janë hedhur poshtë nga avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia.