Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega: Doja t’i tregoja Europës që edhe ne mundemi, kam pasur oferta nga vende të tjera por kam zgjedhur vendin tim


Sportistja Luiza Gega u shpreh e emocionuar në ceremoninë e organizuar sot në nder të saj, pas shpalljes si kampione Evrope.

Gega tha se ndihet më krenare se kurrë, që i tregoi Evropës që edhe një vend i vogël si Shqipëria mundet të fitojë.

 “Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë.”- tha atletja kampione.

Gega theksoi se sporti nuk do t’ja dijë për politikë. Ajo tregoi se ka pasur oferta për të përfaqësuar vende të tjera, por ka zgjedhur Shqipërinë sepse ka besuar që vendi ynë do ndryshojë.

“Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, por vendos që mos të dorëzohem km pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e kam dashur këtë vend dhe kam besuar se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë. Ne kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar por kemi ecur shumë përpara. Siç flasim për ligjin e sportit, mbështetjen e bashkisë e KOKSH. Janë këto faktorë që mbështesin sportistët dhe them si nuk jam dhe një herë 20 vjeç ti kisha këto kushte. Nuk është kurrë vonë nëse do të punosh dhe do t’ja dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut.”– tregoi ajo.