Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega zbulon shpërblimet financiare që do marrë pas shpalljes si kampione e Evropës


Atletja Luiza Gega ka rrëfyer edhe shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i shënuar në Mynih ku mori vendin e parë në 3 mijë metra me pengesa duke u shpallur “kampione e Evropës”.

 “Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.”– u shpreh Gega për televizionin News 24 .

Kështu në total Luiza Gega do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetra. Më herët Ministrja e Arsimit Evis Kushi zbuloi se atletja kampione do të marrë edhe titullin “kolonele” dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.