Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi


Familja Bujupi nga Arllati i Drenasit ka humbur anëtarin e saj, dhe Filharmonia e Kosovës gjithashtu ka humbur një nga kornistët më të talentuar.

Kornisti i Filharmonisë së Kosovës Bledar Bujupi ka ndërruar jetë papritmas mëngjesin e sotëm, në moshën 31-vjeçare.

Lajmin e për vdekjen e të riut, e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

“Me pikëllim te thellë, njoftojmë se papritmas ka ndërruar jetë nipi im i dashur Bledar Avni Bujupi. Per ceremonin e varrimit ju njoftojmë më kohë.”– shkruan biznesmeni i njohur Besim Bujupi.

Bledar Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës si edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje, më 22 gusht 2022, papritmas ka ndërruar jetë kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi.

I lindur më 1991, Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj).

Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit ‘Prishtina Brass’.

Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si ‘Albanian Youth Orchestra’ dhe ‘Kosovo Youth Orchestra’.

Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend.”- ka njoftuar  Filharmonia e Kosovës.