Vendosni fjalën kyçe....

Pas puthjes së duarve të Luizës takon boksierin Marku, shfaqjet e një dite vere të Ramës


Pas spektaklit me kampionen Luiza Gega në bulevard e parakalimit pompoz me mjetin luksoz me ngjyrë të kuqe të atletes, në një ‘show’ të përgatitur me rastin e shpalljes kampione Europe të Gegës, kryeministri Rama nuk ka humbur kohë.

Ai ka pritur një tjetër sportist, boksierin Florian Marku i cili pas dy ditësh ndeshet në stadiumin ‘Air Albania’ në një ndeshje për të ruajtur titullin botëror me boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez.

Teksa kontributi i qeverisë shqiptare për boksierin Marku është thuajse zero, duke qenë se ai jeton e stërvitet në Angli, edhe në rastin e Luiza Gegës ndihma ka lënë për të dëshiruar.

Kohë pas kohe, vetë Gega ka shprehur mungesën e infrastrukrurës së duhur për stërvitje, po pavarësisht kësaj ka vijuar të përgatitet për garat me ato kushte që i janë ofruar.

Ndërsa ditë pas dite dalin fakte e denoncime të reja lidhur me çështjen e inceneratorëve e vrasjet në vend janë kthyer në epidemi së fundmi, Rama ka gjetur mënyrën