Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19 e 40 në bulevardin ‘Ismail Qemali’.
Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një zënke të çastit ndërsa i lënduar ka mbetur 19-vjeçari me iniciale E.K., i cili është dërguar në spitalin e qytetit.