Vendosni fjalën kyçe....

Po pinin alkol bashkë deri në 3 të mëngjesit, 37-vjeçari qëlloi për vdekje shokun me kallashnikov pas sherrit në lokal në Vaun e Dejës


Një 51-vjeçar ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sherri në Vaun e Dejës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. 

Metushi dhe i dyshuari Alfons Palushani të cilët njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh, kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në lokalin e fshatit. 

Por pas sherrit 37-vjeçari ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për t’u larguar, e ka qëlluar.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, 37 vjeçari, Alfons Palushani,banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri, 51 vjeçarin Agron Metushi,, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.”- thotë Policia.

Në pamjet e publikuara shihet edhe xhami i thyer në lokal nga breshëria e kallashnikovit.