Evropa po përjeton atë që duket të jetë thatësira më e keqe në pesë shekuj, paralajmëroi Komisioni Evropian të martën, duke cituar një analizë të re të publikuar nga Qendra e Përbashkët e Kërkimeve të BE-së (JRC).
Raporti i gushtit theksoi ndikimin e vazhdueshëm të motit ekstrem në bujqësi. Pothuajse gjysma e BE-së, ose 47%, mbetet në kushte paralajmëruese për shkak të mungesës së lagështirës në tokë, ndërsa 17% e BE-së është në gatishmëri për shkak të efekteve negative që moti ka në të korrat. Së bashku, ata përbëjnë 64% të BE-së, theksohet në deklaratë.
Shkencëtarët parashikojnë një rënie në rendimentet e të korrave verore për shkak të kushteve ekstreme, me performancën e fermave të grurit të misrit, lulediellit dhe sojës që janë goditur më së keqi dhe ranë përkatësisht me 16%, 15% dhe 12%.
“Sipas ekspertëve të JRC-së, thatësira aktuale ende duket të jetë më e keqja që prej të paktën 500 vjetësh. Të dhënat përfundimtare në fund të sezonit do konfirmojnë këtë vlerësim paraprak.” – tha komisioni.
Komisionerja Evropiane Mariya Gabriel tha se kombinimi i thatësirës së rëndë dhe valëve të të nxehtit krijoi ‘stres të paparë’ në nivelet e ujit në të gjithë BE-në.
“Tani po vërejmë një sezon zjarresh në mënyrë të ndjeshme mbi mesataren dhe një ndikim të rëndësishëm në prodhimin e të korrave.” – tha ajo.
Ndikimi shkon përtej sektorit të bujqësisë, pasi lumenjtë e cekët evropianë nuk mund të prodhojnë aq shumë energji hidrike, të sigurojnë aq ftohje për impiantet industriale ose të shërbejnë si linja transporti ashtu siç do të bënin në rrethana normale, shtohet në deklaratë.