Ka nisur ceremonia e organizuar sot tek Kryeministria për nderimin e atletes Luiza Gega, e cila fitoi titullin si kampione Europe në kampionatin e organizuar dy ditë më parë në Mynih.
Përveçse fitoi, Luiza Gega vendosi edhe një rekord të ri në kampionatin europian.
“Jam shumë e emocionuar”- tha Gega në një prononcim të shkurtët p;ër gazetarët.
Qytetarët e pritën atë me duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa Gega u afrua së bashku me trajnerin e saj në një mjet në ngjyrë të kuqe, me “Faleminderit!” të shkruar mbi flamurin e vendosur në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës.
Ditën e djeshme pas mbërritjes në Rinas, Gega kujtoi sakrificat që i është dashur të bëjë për të arritur të realizojë këtë ëndërr aq të madhe për të dhe për shumë shqiptarë.