Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina shkëputet nga rrjeti rus i energjisë


Ukraina ka përfunduar një marrëveshje me Moskën për funksionimin e sistemeve energjetike të dy vendeve, njoftoi të martën përfaqësuesi i qeverisë në parlament, Taras Melnichuk.

“Marrëveshja ndërmjet Kabinetit të Ministrave të Ukrainës dhe qeverisë ruse për masat për të siguruar funksionimin paralel të sistemit të unifikuar energjetik të Ukrainës dhe sistemit të unifikuar energjetik të Rusisë, e lidhur më 12 korrik 2012, është ndërprerë.” – shkroi ai nw Telegram.

Ukraina ishte më parë pjesë e Sistemit të Integruar të Energjisë, i cili përfshin Rusinë dhe Bjellorusinë. Marrëveshja thuhet se përcaktoi se vendet duhet të sigurojnë gjendjen e duhur teknike të rrjeteve elektrike dhe të bashkwrendojnw planifikimin e funksionimit paralel të rrjeteve të tyre të energjisë.

Në fund të shkurtit, Ukraina bëri një provë duke u shkëputur përkohësisht nga rrjeti elektrik rus dhe u lidh me një rrjet elektrik që përfshin pjesën më të madhe të Evropës kontinentale. ENTSO-E me bazë në Belgjikë, i cili përfaqëson dhjetëra operatorë të sistemit të transmetimit në Evropë, tha se rrjeti elektrik i Ukrainës u sinkronizua me sukses me Sistemin e Energjisë Kontinentale Evropiane në baza prove.