Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i turistit rus që sulmoi ushtarakët në Gramsh: U ndje i dhunuar dhe përdori spraj me spec djegës, Prokuroria i ra shkurt


Ka folur për mediet edhe avokati i 24-vjeçarit rus Michail Zorin, pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit për masën e sigurisë ndaj turistëve rusë dhe ukrainas të akuzuar për spiunazh.

Avokati Demir Çiftja tha se klienti i tij ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur spraj me spec djegës pasi është ndjerë i dhunuar. Çiftja tha se kanë kërkuar të njihen me materialet e Prokurorisë, por kjo gjë u është refuzuar.

“Pretenduan që i kanë dhënë deklarimet dhe me vendim të prokurorit të rrethit janë sekret hetimor. Nuk dhanë sqarime me detaje. Lidhur me atë do t’i mbetet hetimit për të zbuluar të ardhmen.

Nuk jam në dijeni të bashkëpunimit të tij. Jam avokat i caktuar nga gjykata. Deklarimet e tij i ka dhënë dhe ato janë sekret hetimor dhe nuk mund të them asnjë lloj informacioni.

I mbrojturi nga unë ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur një spraj me spec djegës, siç e përdor ai në gjuhën e tij, pasi është ndjerë i dhunuar. Kjo është e gjithë ngjarja.

Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por akuza i bie shkurt dhe thotë që ne kërkesën tonë e kemi të bazuar në prova.”- tha avokati.