Dy aksidente kanë ndodhur në Himarë e në rrugën Fier-Vlorë.
Rreth orës 16 e 30, një 64-vjeçar dyshohet se pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës në vendine quajtur Qafa e Vishës.
Për pasojë mbetën të plagosur ai vetë dhe dy ushtarakë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spitalin e Himarës jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Fier-Vlorë pasditen e sotme. Dy mjete janë përplasur ndërsa nuk dihet ende numri i personave të lënduar.
Dyshohet se shkak për aksidentin janë bërë reshjet e dendura në zonë.