Vendosni fjalën kyçe....

Kampione e Evropës në hedhjen me shtizë, si e pritën familjarët e tifozët Elina Xhengon në aeroportin e Selanikut (VIDEO)


Kur kampiona e Europës në hedhjen me shtizë Elina Xhengo mbërriti në Selanik, u prit nga shumë qytetarë, të afërm dhe tifozë. Në aeroportin “Maqedonia” u krijua një atmosferë festive, me parrulla, pishtarë dhe shampanjë.

Të afërmit, miqtë dhe atletë brohoritën për Xhengon e cila bëri histori në Kampionatin Evropian të Atletikës në Mynih.

“Ju e bëtë ëndrrën time 100 herë më të bukur.”- u shpreh kampionia.

 

Në veçanti Elina u surprizua nga prania e motrës, e cila punon në ishullin e largët të Santorinit, por udhëtoi për të takuar kampionen dhe motrën e saj.

Si motra dhe prindërit e Elinës nuk e fshehën dot emocionin për arritjen e madhe të saj, e cila e solli medaljen e artë në Greqi.

Atletja me origjinë shqiptare dhe shtetësi greke u rendit e para me provën më të mirë 65.81 metra.

 

Kush është Elina Xhengo

Elina Xhengo ka lindur në Athinë më 2 shtator 2002, nga prindër shqiptarë. Babai punonte polic përpara se të emigrionte në Greqi, kurse nëna mësuese.

E rritur në Greqi, Xhengo ka vijuar studimet për edukim fizik në Athinë.

Në një intervistë për mediet greke pas fitores, Xhengo ka treguar se për pak nuk do futej dot në kampionat. Kjo për shkak se ende nuk kishte marrë nënshtetësinë greke.

“Kam bërë shumë përpjekje dhe përgatitje. Në momentin e fundit shkova në garë, sepse nuk kisha nënshtetësi greke.”- ka treguar ajo.

E pyetur nga gazetarët se çfarë është Greqia për të, ajo është shprehur: “Është vendi im. Kam lindur dhe jam rritur këtu. Njëkohësisht pranoj faktin që jam edhe nga Shqipëria, ndiej që jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë andej, të afërmit e mi janë nga Shqipëria”.