Vendosni fjalën kyçe....

Makina e vjedhur përfundon mes shkallëve lëvizëse në metronë e Madridit (VIDEO)


Një makinë e vjedhur është shfaqur në një stacion metroje në Madrid. Mjeti i bllokuar mes shkallëve lëvizëse në stacionin “Plaza Eliptica”, është hequr nga zjarrfikësit pas shumë orësh punë.

Shoferi u dërgua në spital për t’u kontrolluar, por policia thotë se nuk ka të lënduar. Ai është arrestuar në kuadër të hetimeve.

Mediet spanjolle shkruajnë se gjithçka ndodhi rreth mesnatës mes të martës e të mërkurës, kur një shofer 36-vjeçar hyri në kryqëzimin e stacionit të metrosë, duke kaluar nga dyert e xhamit dhe duke u futur në shkallët e ambienteve të brendshme.

Zjarrfikësve nga Këshilli i Qytetit të Madridit u është dashur të kryejnë një operacion të vështirë për të shpëtuar dhe hequr automjetin nga shkallët. Me pas drejtuesi i mjetit është dërguar i padëmtuar në Spitalin “12 Tetori”.

Policia e Madridit tashmë po heton rrethanat e kësaj ngjarje. Deri më tani bëhet e ditur se bëhet fjalë për një person me precedentë penalë, i cili pasi ka debatuar me partneren e tij, ka hyrë në një makinë ku shoferi nuk ishte pranë mjetit në atë kohë ndërsa çelësat ishin brenda.

Tashmë me makinën e vjedhur, burri u fut në stacion përmes dyerve prej xhami dhe më në fund u bllokua në shkallët. Teksa shkëmbeheshin në “Plaza Eliptica”, ai thuhet se u përpoq të merrte peng një grua të re me të në makinë.