Kreu i Partisë së Lirisë ka lajmëruar se më 1 shtator do kallëzojë penalisht Autoritetin e Dosjeve.
Meta tha nga Jala se institucioni në fjalë ka manipuluar tentativën e arratisjes së një 19-vjeçari që sot ndodhet në SHBA dhe se e gjitha është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.
Sipas ish-presidentit e gjitha bëhet për të hequr vëmendjen nga afera 450 milionë euro e inceneratorëve ku përveç kryeministrit është i përfshirë edhe Sekretari i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
“Dëgjova që thotë se Berisha dhe Meta duhet të shprehen për hapjen e dosjeve. Sepse ne dhe unë personalisht kemi qenë për hapjen e dosjeve dhe më 1 shtator do të bëhet publik kallëzimi penal për Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve. Sepse kanë manipuluar tentativën e arratisjes së një shtetasi 19-vjeçar që tentoi të largohej atëherë dhe sot ndodhet në SHBA, duke përfshirë aty edhe Ilir Metën. Personi në fjalë e ka parë se çfarë manipulimi i turpshëm është bërë në dosjen e tij. Unë e di shumë mirë të gjithë enturazhin kriminal të përfshirë në këto shkelje të të drejtave të njeriut, që bëhen me urdhër të Edi Ramës. Është Edi Rama se pa të s’mund të merrej ky guxim që në bazë të një e-maili anonim vihet në lëvizje për 24 orë Autoriteti i Dosjeve dhe kanë gati edhe projektligjin për këtë dhe pastaj tromakset ajo zonja atij me demek, kryetarja e Kuvendit. Qëndrimi i imi është që për çdo fakte që nga çerdhja, se ndaj jua tregova dhe Pazarin e ri. Kjo është për të hequr vëmendjen nga afera 450 milionë euro e inceneratorëve, ku janë përfshirë drejtpërdrejtë Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.” – deklaroi Meta.