Kreu i Partisë së Lirisë ka pohuar mbrëmjen e sotme se nuk është në dijeni të asaj që po heton SPAK lidhur me të ndërsa shtoi se prokuroria nuk ka se çfarë të hetojë.
Në deklaratën e bërë nga Jala ai theksoi se nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe se nuk është thirrur kurrë prej saj.
“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar.” – tha ai.
Meta shtoi më tej se nuk ka asnjë iluzion lidhur me drejtësinë në vend duke cituar kryeministrin Rama në Kongresin e PS-së se SPAK është krijesa e saj.
“Unë nuk ka asnjë iluzion se çfarë drejtësie është kjo. Në kongresin e partisë së tij Rama ka deklaruar se SPAK është krijesë e PS. Populli shqiptar do ta zgjidhë këtë çështje. Askush nuk duhet të përjashtohet nga hetimet por në respekt të Kushtetutës, duan të bëhen pjesë e lojës le të bëhen. Për ne ka rëndësi të tejkalohet ky kolaps i sistemit të drejtësisë. Emri im do të lakohet sa kohë të jem në politikë.” – tha Meta.