Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron Ramën: Lëvizja tektonike ka nisur e s’ndalet, ora e llogaridhënies do vendoset


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama se ora e llogaridhënies do vijë shumë shpejt dhe se ai do përgjigjet për të gjitha gjërat që ka bërë, për firmat që ka hedhur.

Në një intervistë për Syri Tv nga Jala, ai tha se në vend, ka nisur një lëvizje e fortë tektonike që nuk do ndalet.

“Një lëvizje e fortë tektonike ka nisur dhe nuk ndalet më. Janë mbledhur të gjithë dhe kërkojnë të ndalin këtë uragan për të shmangur atë që i pret në shtator. Sistemi i llogaridhënies do vendoset, ata që kanë vënë dorën mbi Kushtetutën dhe ligjshmërinë në vend do bëhen shëmbull për 200 vitet që vijnë në mënyrën me demokratike, më ligjore që ekziston. Do dënohesh me ligjet dhe firmat e tua të pafalsifikuara. Do kesh mjeken ke dera dhe policin te dera. Asnjë hakmarrje apo padrejtësi, po zbatimi i ligjeve që janë  në fuqi për firmat që ke hedhur. Të gjithë do japin llogari. Asgjë nuk i bën dot as Metës dhe as Berishës. Problemin e ka me popullin dhe me socialistët. Do i çlirojmë shqiptarët nga ky sekt perversësh që e kanë kapur vendin.” – tha Meta.

Ai tha gjithashtu se ka ardhur koha jo vetëm për referendumin që është ideja më madhore por edhe për drejtësinë e pakapur.

Meta bëri thirrje për zgjedhjen e prokurorëve nga populli njësoj si në SHBA.

“Problemi është si do i zgjidhim problemet, mendoj  se tani ka ardhur momenti, përveç referendumit që është ideja më madhore, dhe ky është angazhimi i Partisë së Lirisë, ndoshta për Drejtësinë do shkojmë në zgjedhjen e prokurorëve nga populli. Mos të zgjidhen kulisat me vettingun e Agaçit. S’ka si të hetojë SPAK inceneratorët kur dihet që të gjitha firmat me porosi të Ramës që ka firmat e veta, në radhë të parë e ka Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e dinë të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që ky që ka përgjegjësinë kryesore, s’kanë si të merren me Agaçin.” – shtoi Meta.