Kreu i Partisë së Lirisë Meta ia ka marrë valles bashkë me të rinjtë e partisë në kampin veror të Jalës.
Pak orë pasi akuzoi kryeministrin Rama për dëmet e mëdha që i ka bërë vendit, shqiptarëve e interesit kombëtar e publik duke e paralajmëruar se do përgjigjet para ligjit, ai ka postuar një video në faqen e tij në Instagram duke kërcyer nën tingujt e muzikës popullore.
Meta shkruan se rinia ë përfshin në vrullin e saj dhe është e pamundur të mos e ndjekësh.
“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre.” – shkruan Meta në Instagram.