Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur me një postim në “Facebook” për bonusin e bebeve.
Ai thotë se këtë vit kanë përfituar nga ky bonus 22 mijë e 822 fëmijë.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë se për këtë vit mbështetja me bonusin e bebes u ka shkuar 22,822 fëmijëve, ju uroj një ditë të bukur.”- shkruan Rama.
Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Prindërve u jepet një çek 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 lekë për fëmijën e dytë, 120 lekë për fëmijën e tretë e më tej.
Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.