Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët kritika Biden-it: Ngeli duke bërë pushime, që kur mori detyrën çerekun e kohës s’ka qenë në punë


Republikanët kanë kritikuar presidentin amerikan Joe Biden për pushime ‘të tepërta’, pasi një raport jozyrtar tregoi se ai ka marrë më shumë ditë pushim se paraardhësi i tij, Donald Trump.

Deklarata erdhi pasi ish-reporteri i CBS News, Mark Knoller, llogariti se Biden kishte kaluar 150 ditë pushime në shtëpinë e tij në Delaëare që kur mori detyrën në janar 2021.

“Kjo është më shumë sesa paraardhësi i Bidenit. Donald Trump, i kaloi pushimet në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida dhe klubin Bedminster në New Jersey (132 ditë) gjatë gjithë mandatit të tij katërvjeçar”, sipas Knoller.

Më vete nga udhëtimet e tij në Delaware, Biden bëri një pushim njëjavor në Karolinën e Jugut këtë muaj.

 “Sa mund të jetë jashtë realiteti Joe Biden? Ai po kalon pothuajse të gjithë gushtin me pushime ndërsa amerikanët janë të detyruar të anulojnë udhëtimet e tyre verore për shkak të inflacionit historik, çmimeve të larta të gazit dhe një recesioni”, tha zëdhënësja e RNC Emma Vaughn në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se presidenti duhet të ‘përqendrohet për rregullimin e krizave që ai vetë i shkaktoi