Një shkollë private e krishterë në Florida u tha prindërve përpara vitit të ardhshëm shkollor se nxënësit do identifikohen vetëm nga ‘gjinia e tyre biologjike’ dhe se nxënësve që zbulohen s ebëjnë stil jete homoseksuale ose transgjinore do t’u kërkohet të ‘largohen menjëherë nga shkolla’.
“Ne besojmë se Zoti e krijoi njerëzimin sipas shëmbëlltyrës së Tij: mashkull (burrë) dhe femër (grua), seksualisht të ndryshëm, por me dinjitet të barabartë.” – thuhet në emailin e dërguar nga administratori i ‘Grace Christian School’ Barry McKeen komunitetit shkollor në qershor, sipas NBC News.
“Prandaj, gjinia biologjike e dikujt duhet të afirmohet dhe nuk duhet të bëhen përpjekje për të ndryshuar fizikisht ose mospajtuar me gjininë biologjike të, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, ndryshimin e seksit zgjedhor, transvestitin, transgjinorin ose aktet gjinore jo-binare.. Nxënësit në shkollë do të referohen sipas gjinisë në certifikatën e tyre të lindjes dhe do të referohen në emër në të njëjtën mënyrë.” – vijoi emaili.
Shkolla private e krishterë ndodhet në Valrico, Florida, e cila është më pak se 20 milje jashtë Tampas. NBC News mori një kopje të emailit, i cili iu dërgua prindërve më 6 qershor.
Në emailin drejtuar prindërve thuhet se politikat për çështjet e homoseksualëve dhe transgjinorëve nuk janë të reja, por se prindërit ‘duhet të bien dakord me të gjitha politikat dhe procedurat përpara se fëmija i tyre të fillojë shkollën në gusht’.
“Nxënësve që do të zbulohen se marrin pjesë në këto stile jetese do t’u kërkohet të largohen menjëherë nga shkolla.” – shtohet në email.
McKeen foli për Fox Neës Digital më vonë të dielën dhe shpjegoi se rregulli zbatohet për çdo student që merr pjesë në aktivitete seksuale jashtë martesës.
“Ne nuk presim që asnjë nga studentët tanë që nuk janë të martuar të jetë seksual, qoftë biseksual, heteroseksual apo homoseksual.” – tha McKeen të dielën.
“Unë u them prindërve, nëse një fëmijë vjen në shkollë duke bërtitur se ai ka bërë seks me të dashurën e tij, ai student do të përjashtohej gjithashtu.”
‘Grace Christian’ e përshkruan veten si ‘një shkollë përgatitore e përqendruar te Krishti, që u shërben studentëve të zonës Greater Tampa Bay që ndjekin klasat e Kopshtit të Fëmijëve deri në klasën e 12’, sipas faqes së saj të internetit. Shkolla u themelua në vitin 1975 nga anëtarët e Kishës së Komunitetit Grace, e cila është një kishë e pavarur biblike.