Vendosni fjalën kyçe....

SPAK po heton Ilir Metën, i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

SPAK i ka kërkuar KQZ-së një kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike” për Ilir Metën, kjo në kuadër të një hetimi që po kryen por pa zbuluar se për çfarë ish-presidenti po hetohet.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022.

Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta).” – thuhet në kërkesën e firmosur nga Arben Kraja.